Celine Dept, vajza që ka miliona ndjekës në rrjetet sociale nuk i mbante dot lotët pas eliminimit të Kombëtares së Portugalisë nga Kupa e Botës.
Dept njihet si fanse e madhe e Cristiano Ronaldos, kjo është arsyeja pse asaj iu shtua më shumë mërzia.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Dept shihet duke qarë.
“Nuk kam fjalë për të. Faleminderit për gjithçka Portugali. Faleminderit për gjithçka Cristiano Ronaldo”, ka shkruar Celine Dept.




















