Njësia rajonale e trafikut rrugor e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planifikimeve të vazhdueshme për ngritjen e sigurisë në komunikacion, ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në Gjakovë.

Ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba konform ligjit për trafikun rrugor të cilat përfshijnë gjobë në shumën prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse të patentëshoferit me kohëzgjatje 12 muaj.

Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në sigurinë e komunikacionit rrugor, përmes bashkëpunimit në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe shmangies së sjelljeve të rrezikshme gjatë drejtimit të automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts