Një prej koncerteve më të mëdha të muzikës elektronike, ai i Adriatique, fatkeqësisht nuk do të mbahet në Prishtinë.

Organizatorët nga SONO International kanë bërë me dije se situata nuk ishte në kontrollin e tyre.

“Jemi vërtet të trishtuar që shfaqja jonë në Prishtinë nuk do të zhvillohet më sipas planit. E dimë sa prej jush e prisnit me padurim këtë natë, dhe na besoni kur themi se edhe ne po e prisnim. Fatkeqësisht, kjo situatë është përtej kontrollit tonë” thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se të gjithë ata që kishin blerë bileta për këtë koncert, do të kenë mundësinë e rimbursimit, duke kontaktuar ekipin e SONO-s.

Adriatique është dyshja e famshme evropiane e muzikës elektronike, e përbërë nga shqiptari Adrian Shala dhe zvicërani Adrian Schëeizer.

Koncerti i paraparë të mbahej më 11 korrik në Prishtinë, pas suksesit të padiskutueshëm të SONO-s me organizimin e koncertit të Black Coffe në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts