Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Obiliq, një person është lënduar në vendin e punës.

Në raport, shtohet se, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, dhe se, lidhur me rastin po bëhen hetime.

‘’ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI SIGURISË NË VENDIN E PUNËS & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM  Obiliq 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime’’, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts