Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është trasnferuar te Venezia nga Sparta e Pragës.
Shifra e këtij transferimi është rreth 7.5 milionë euro.
Kjo shumë parash, e ka bërë Rrahmanin si transferimin më të shtrenjtë në historinë e skuadrës nga Italia.
Lojtari kosovar theu rekordin e Armel Bella-Kotchap, i cili u transferua te Venezia gjatë këtij afati nga Hellas Verona për 7 milionë euro.
Kujtojmë që Rrahmani kë firmosur me klubin deri në vitin 2029.





















