Në fshatin Cërnicë të Gjilanit janë vendosur kamera të sigurisë në kuadër të një projekti të realizuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, projekti është financuar nga OSBE, ndërsa Komuna e Gjilanit ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit.

Qëllimi i projektit është rritja e sigurisë publike, parandalimi i veprave penale dhe mbrojtja e pronës. Policia bëri të ditur se projekti është mirëpritur nga banorët dhe se bashkëpunimi me institucionet do të vazhdojë edhe në iniciativa të tjera që synojnë rritjen e sigurisë në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts