Komuna e Drenasit ka njoftuar se një pjesë e parkingut publik do të mbyllet përkohësisht për shkak të pastrimit dhe përgatitjes për pranim teknik.
Qytetarët që kanë automjete të parkuara në këtë zonë ftohen t’i largojnë ato, pasi parkingu do të bllokohet sot, më 10 korrik, nga ora 12:00.
Sipas njoftimit, pjesa e parkingut e paraqitur në hartën e publikuar do të mbetet e mbyllur deri të shtunën, më 11 korrik, në ora 18:00.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.




















