Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, rast i cili mori vëmendje të gjerë publike dhe solli reagimin e institucioneve.

Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, një tjetër e dyshuar, 15 vjeçe, është lënë në “arrest shtëpie”.

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është vendosur nën masën e mjekimit të detyruar, pasi gjatë hetimeve rezultoi se kishte probleme të shëndetit mendor, pas dhunimit të pretenduar edhe ndaj nënës së saj.

Rasti u bë publik pas përhapjes së pamjeve dhe reagimeve në rrjetet sociale. Sipas familjes së 17-vjeçares, vajza u dërgua fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me shenja të dukshme dhune dhe hematoma në trup. Familjarët kanë ngritur pretendimin se institucioni shëndetësor nuk ka bërë njoftimin e menjëhershëm të organeve ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts