Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar ankesën e kandidatit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Atdhe Dema, lidhur me vlerësimin e marrë gjatë procesit të intervistimit nga paneli përzgjedhës.

Sipas vendimit të KPK-së, ankesa e Demës nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të këshillit. Pesë anëtarë kanë votuar kundër pranimit të ankesës, ndërsa vetëm një anëtar ka votuar në favor të tij.

Dema ishte ankuar për pikët e dhëna nga paneli vlerësues gjatë intervistës, ku kishte marrë gjithsej 89.3 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts