Dr. Haki Jashari nga Drenasi po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare shkencore që po zhvillohet në Firence, Itali, e fokusuar në zhvillimet më të reja për trajtimin e Distrofisë Muskulare Duchenne (DMD).

Konferenca, me temën “Duchenne Muscular Dystrophy in 2030 – Gene Therapies, Precision Medicine, and Beyond”, ka bërë bashkë specialistë dhe studiues nga shumë vende të botës, të cilët po prezantojnë dhe diskutojnë përparimet në terapitë gjenike, mjekësinë precize dhe qasjet më inovative në trajtimin e kësaj sëmundjeje të rrallë.

Pjesëmarrja e Dr. Jasharit në këtë ngjarje shkencore ndërkombëtare pasqyron përkushtimin e tij për zhvillimin profesional të vazhdueshëm dhe ndjekjen e praktikave më bashkëkohore në fushën e mjekësisë, me synim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts