Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, është shumë pranë nisjes së një aventure të re në karrierë. Sipas raportimeve të ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, është arritur marrëveshja që 37-vjeçari t’i bashkohet Club Brugge.

Sommer do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me kampionët belgë, duke i dhënë fund periudhës së tij te Interi.

Raportohet se portieri zviceran kishte në tavolinë disa oferta, përfshirë edhe një propozim të rëndësishëm nga Spanja, por vendosi të zgjedhë Club Brugge për arsye personale dhe sportive.

Te skuadra belge, Sommer pritet të jetë portieri i parë dhe të marrë menjëherë rolin e titullarit, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

Transferimi ishte raportuar fillimisht nga gazetari Sacha Tavolieri, ndërsa Fabrizio Romano e ka konfirmuar marrëveshjen me frazën e tij karakteristike: “Here we go!”.

About Author
Yllka Gashi
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi – 13 Korrik

Horoskopi – 13 Korrik

July 13, 2026
Ngjarjet e datës 13 korrik
Kanye i ka dy fjalë pas koncertit të mbrëmshëm në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts