Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca njoftoi se ka marrë pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar në Washington nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes dhe sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, ka shkruar Konjufca.

Ai e ka vlerësuar si të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, duke theksuar se ajo i jep vendit mundësinë të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe në forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë demokratike nga këto kërcënime.

“Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”, ka shkruar Konjufca.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts