Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas raportit policor, viktima paraprakisht nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa me asistencë të zjarrfikësve është hapur dera e banesës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se gruaja kishte vdekur.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thotë PK.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku familjarët kanë njoftuar se një person mashkull është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts