Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi prioritetet e Irlandës si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Irlanda mbetet një model frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Hamza theksoi se PDK e mbështet përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kërkon që edhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Në përfundim, Hamza ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts