Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Si pasojë, katër persona, të gjithë shtetas nga Kosova, që udhëtonin në automjet, kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, qarkullimi në këtë segment të Rrugës së Kombit është shoqëruar për disa minuta me vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts