Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një tjetër rritje, duke vazhduar trendin e shtrenjtimit të derivateve gjatë ditëve të fundit.

Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) për datën 21 korrik 2026 është 1.66 euro për litër. Kjo paraqet një rritje prej 2 centësh krahasuar me ditën paraprake.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 1.47 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet deri në 0.60 euro për litër.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve po ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët dhe bizneset, ndërsa qytetarët po përballen me kosto më të larta për transportin dhe shërbimet e lidhura me energjinë.

Autoritetet publikojnë çdo ditë çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts