Të gjithë kemi pasur momente kur kemi rënë viktimë e mendimeve negative në kokën tonë.
Gjithçka fillon me një mendim të vetëm apo një ndjenjë, por me kohën mund të bëhet më e keqe.
Kur negativiteti ju pushton, ai mund t’ju shkatërrojë njëmend. Mendimet negative janë toksike dhe ju parandalojnë ta jetoni jetën siç dëshironi.
Megjithatë, hapi i parë që mund ta bëni për t’i mposhtur mendimet negative është duke i njohur ato.
Pra, fillimisht duhet t’i identifikoni cilat janë mendime negative.
Këto mendime mund të jenë depresuese dhe shpeshherë joproduktive. Ato nuk kanë ndonjë qëllim të caktuar dhe vetëm sa e stagnojnë progresin tuaj personal e profesional.
Por nëse jeni të aftë të mësoni si t’i identifikoni mendimet negative, ju mund të keni kontroll në atë se si reagoni ndaj tyre. /Telegrafi