Numërimi mbrapsht ka nisur për një nga duelet më të shumëpritura të boksit, ku boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me britanikun Anthony Joshua.
Mbrëmja e boksit do të nisë sonte në ora 19:00 (sipas kohës së Kosovës) me duelet paraprake, ndërsa përballja kryesore mes Joshua dhe Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 00:00–00:30 pas mesnate, varësisht nga kohëzgjatja e meçeve që i paraprijnë.
Ky duel ka zgjuar interesim të madh te tifozët shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë të mbështesin Kristian Prengën në sfidën më të madhe të karrierës së tij.
Mbetet të shihet nëse boksieri shqiptar do të arrijë të befasojë ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në një përballje që premton spektakël.




















