Një automjet tip “pick-up” është përfshirë nga zjarri rreth dy kilometra pas daljes nga Suhareka, në drejtim të Prishtinës.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione nëse si pasojë e incidentit ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitë kompetente për të hetuar rrethanat e rastit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar organet e rendit për të marrë më shumë informacione dhe do ta përditësojë lajmin sapo të pranojë një përgjigje zyrtare.




















