Shkruan: Skënder Kapiti
Pra është e sigurt se me këtë kualitet të dobët politik, intelektual e patriotik shumë të dobët që e karakterizon këtë qeverinë e sotme nuk ka shpresa për ta vënë Serbinë para akuzës për genocid dhe krime lufte.
-Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shume të dobëta politike, diplomatike, intelektuale e patriotike. Por jo se qeveritë e mëparshme kanë qenë më të mira se kjo aktualja e Hotit. Qeveria Hoti nuk kishte si të ishte ndryshe më e mirë se sa paraardhëset sepse edhe Hotin e zgjodhi po ajo politikë dështake e këqyrë viteve, dhe ajo është produkt i humbësve të zgjedhjeve që u kthyen triumfatorë me një grusht shteti parlamentar duke rrëzuar legjitimitetin popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Zbulimin e mbetjeve të shqiptarëve të varrosur në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, është një fakt dhe argument i fuqishëm për ta vënë Beogradin dhe Rusinë para faktit se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe që sot Serbia duhet ta pranojë krimin dhe gjenocidin, pasi nuk është ky i vetmi rast i zbuluar por ka shumë e shumë varre masive dhe trupa njerëzor të zhdukur të cilat i dinë shumë mirë autoritetet shtetërore serbe.
Ashtu sikurse Perëndimi që e përdori masakrën kriminale të Reçakut për të ndërhyrë ushtarakisht për çlirimin e Kosovës, sot duhet që i gjithë shteti i Kosovës por edhe Shqipëria ta ngrenë zërin fuqishëm për të detyruar Serbinë që të njohë gjenocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës, të kërkojë falje dhe të dëmshpërblejë dëmet e mëdha që ajo i ka shkaktuar Kosovës. Por ky pushtet dhe kjo qeveri nuk besohet se do e bëjë një gjë të tillë, pasi p.sh. kur pa pikë përgjegjësie dhe në mënyrë shumë naive zëvendëskryeministri i Kosovës këtë çështje e quan të konsumuar e të ezauruar. Si është e mundur që kryeministri Hoti nuk e shkarkon. A ka injorim ma të madh që i bëhet prej kësaj përgjigje antinjerëzore së pari dhe antikombëtare Kërkesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si more e thua se kjo është “konsumuar dhe rrjedhimisht është ezauruar”. Ky zv/kryeministër a ja din kuptimin fjalës italiane “ezauruar” që e përdor në këtë përgjigje, apo të tillë i ka grumbulluar rrethe vetes edhe ata që ia kanë përpiluar atë.
Ezaurim do të thotë në shqip shterrim, tharje, terje. Pra sipas kësaj fjale do të thotë se kjo çështje ka shterrua, ka humb dhe nuk do të kërkohet ma. Kështu është kuptimi shqip i fjalës ezaurim që e përforcon edhe ajo tjetra konsumim, pra një pohim i dyfishtë që e vë përballë papërgjegjshmërisë funksionarin e Kosovës, gjë për të cilën edhe nëse e ka thënë nga pakujdesia, prapëseprapë nuk shlyhet kjo vetëm me një kërkim falje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e Portalit Online “RilindjaShqiptare”.