Një fëmijë është shpëtuar pas rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit të Mitrovicës, ndërsa falë reagimit të shpejtë të ekipeve mjekësore është arritur të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore.

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se në orët e pasdites, ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit ka sjellë fëmijën në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e spitalit, si pasojë e rënies në ujë.

Në vendngjarje kishte qenë pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha, e cila kishte reaguar menjëherë me masa reanimatore.

Pas mbërritjes në Emergjencë, janë ndërmarrë menjëherë masat reanimuese nga stafi emergjent, përkatësisht Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

Sipas njoftimit të spitalit, pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm.

Spitali ka bërë të ditur se fëmija është transferuar me parametra mjekësorë më stabilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts