24-vjeçari shqiptar N. Dalipaj ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë mbrëmjen e së dielës në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali.

I riu u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Për ngjarjen është ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato.

Ai ka mbetur gjithashtu i plagosur dhe ndodhet në spitalin Maggiore nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ndërsa karabinierët vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive sentimentale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë. Fillimisht, mes 24-vjeçarit dhe 32-vjeçarit pati një debat në një lokal, i cili u mbyll pa përshkallëzim.

Më vonë, N. Dalipaj, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, shkoi pranë banesës së të dyshuarit në Vescovato. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 32-vjeçari zbriti i armatosur me thikë, plagosi fillimisht një nga vëllezërit e viktimës në bark dhe më pas goditi disa herë 24-vjeçarin në zonën e qafës.

Plagët rezultuan fatale.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë penale./Ora news/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts