Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon shpenzimin e 5 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035”,  njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se kredia FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e saj.

“Si aleate e NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të presidentit Donald Trump”, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts