Familja Haxholli ka bërë thirrje për ndihmë për vogëlushin e tyre, Nur Haxholli, i cili ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Nuri është diagnostikuar me ROP (Retinopathy of Prematurity), një sëmundje e syrit që kërkon trajtim të menjëhershëm për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

Për shërimin e tij dhe mbulimin e shpenzimeve mjekësore nevojiten 35 mijë euro, shumë të cilën familja po mundohet ta sigurojë përmes ndihmës së njerëzve të vullnetit të mirë.

Familja Haxholli u ka bërë apel qytetarëve që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Nuri të marrë trajtimin e nevojshëm dhe të ketë mundësinë për një të ardhme më të mirë.
Çdo ndihmë për vogëlushin Nur është e mirëseardhur.




















