Profesori nga Kosova por që jeton dhe vepron në Paris të Francës ka reaguar në lidhje me debatin e fundit në vend, ku po kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ nga Ministria e Arsimit, në mënyrë që nxënësve t’u lejohet mbulesa në shkolla,.
Nezir Kraki ka shkruar se “Fëmijët shkojnë n’shkollë me fitu dije jo me fitu parajsë”.
Ai në replikat me komentuesit e shumtë ka shpjeguar këtë mendim të tij.
“E mbulon edhe imagjinaten e kreativitetin, dmth endrrat e femiut. ne fe s’ka asgje relative. Gjithcka eshte absolute dhe definitive, kuadri eshte i paracantuar dhe brenda ti « duhet » te gjenden te gjitha pergjigjet ne pyetjet qe kemi. Imagjinata eshte liria dhe guximi me i mendu gjerat jasht çdo kuadri, pa sqarime paraprake dhe kufizime hyjnore”, ka shkruar mes tjerash ai.