Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Përmes një videoje nga ambientet e Kuvendit, Tahiri tha se seanca është dashur të vazhdojë, por se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë.
“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, tha Tahiri.
Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka asnjë lëvizje të vetme. Mund ta shihni vetë se si është situata në Kuvend”, deklaroi ai.




















