Portali maqedonas, “sportmedia.mk” i ka kushtuar një shkrim të veçantë ndeshjes së nesërme që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Ballkanit e Shkupit.
Këto dy skuadra shqiptare takohen në ndeshjen kthyese e cila siguron pjesëmarrjen në fazën e Grupeve në Conference League derisa interesimi është i jashtëzakonshëm.
Sipas mediave nga Maqedonia, Shkupin e pret Ferri kjo pasi tash të gjitha biletat janë shitur, madje interesimi është aq i madh sa stadiumi nuk mund t’i përballoj gjitha kërkesat e tifozëve.
“Shkupin e pret “ferrin” në Prishtinë: Ballkani thuajse e shiti të gjithë stadiumin deri dje!”, është titulli i vendosur nga Sportmedia.mk”.
Ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër nga ora 20:00 në Prishtinë.