Të paktën 36 persona kanë mbetur të lënduar nga një zjarr i madh që përfshiu qytetin Omiš në Kroaci të enjten mbrëma.

Sipas mediave kroate, 14 prej të lënduarve janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë liruar pas trajtimit mjekësor.

Shtatë pacientë ndodhen në kujdes intensiv dhe raportohet se janë në gjendje kritike, pasi kanë pësuar djegie të rënda.

Shumica e të lënduarve janë trajtuar për djegie, ndërsa disa të tjerë kanë pasur probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit.

Zjarri është përhapur gjatë natës në disa zona, i ndihmuar edhe nga era e fortë, duke detyruar qindra persona të evakuohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts