Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ta bëjë konstituimin e Kuvendit dhe të vazhdojë me procedurat e tjera, duke akuzuar partinë në pushtet se po e saboton shtetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi tha se partitë opozitare do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Vetëvendosjes nëse, sipas saj, kjo parti vazhdon ta vonojë konstituimin e Kuvendit. Ajo u bëri thirrje deputetëve të VV-së që të kthehen në Kuvend dhe të vazhdojnë punën.

“Ne si parti opozitare do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë presion nëse Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdon të sabotojë shtetin e Kosovës. Unë e di që Serbia nuk e njeh Kushtetutën tonë, por që edhe pushteti, nuk e kemi ditë. Dhe pavarësisht gjithë asaj që ne do të bëjmë, do të bëjmë thirrje që ta thirrin, Lëvizjen Vetëvendosje ta bëjë konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Bytyqi iu referua edhe qëndrimit të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mbrëmë ka deklaruar se nuk ka arsye për të vazhduar vonesat në konstituimin e Kuvendit.

“Mbrëmë e kemi pa që LDK-ja ka dalë me një konferencë dhe ka thënë që nuk ka asnjë arsye për më me vonu konstituimin e Kuvendit. Andaj sot i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta bëjë konstituimin e Kuvendit dhe të vazhdojnë procedurat e tjera. Vendi jonë ka shumë punë për të bërë, ka shumë tema për të diskutuar, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, andaj sot i bëjmë edhe një herë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje mos të shkojë nëpër zyra ilegale të rrijë aty, por të vijë në Kuvend, ta bëjë konstituimin dhe të vazhdojë punën tutje”, tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts