Njëri nga emrat më të njohur në botën e trajnerëve, Felix Magath ka shkuar sot në zyret e FFK-së. Ish-trajneri i Bayern Munchen është pritur në takim nga Agim Ademi.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, trajnerin e njohur gjerman Felix Magath.

 

Gjatë takimit e njoftova z. Magath me zhvillimin e futbollit në Kosovë, progresin që kemi arritur ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet tona për ngritjen e vazhdueshme të nivelit të futbollit kosovar.

Së bashku vizituam edhe Kampin Nacional të FFK-së, ku ai pati mundësinë të njihet nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që kemi krijuar për zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe gjeneratave të reja.

Ishte kënaqësi e veçantë të shkëmbenim pikëpamjet për futbollin dhe të dëgjoja përvojën e një personaliteti që ka lënë gjurmë të fuqishme në futbollin evropian, si futbollist dhe si trajner.

Vizitat e personaliteteve të këtij niveli janë gjithmonë të mirëseardhura dhe e nderojnë FFK-në dhe futbollin e Kosovës.

Faleminderit Felix për vizitën dhe bisedën e këndshme”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts