Gazetari shqiptar në Zvicër,Enver Robelli ka akuzuar rëndë të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili sot ka qëndruar për vizitë në Kosovës.
Robelli ka thënë se Lajçak po sillet si lobist i Beogradit, i maskuar si “ndërmjetësues i BE-së”.
Mirosllav Lajçak po sillet si lobist i Beogradit, por i maskuar si “ndërmjetësues i BE-së”. Si i tillë ai paraqet rrezik serioz për shtetësinë e Kosovës. I gjithë spektri politik i Kosovës duhet të dalë me një qëndrim unik kundër tendencave të tij, të cilat në thelb synojnë trajtimin e Kosovës si “shtet palestinez””, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Robellit, propozimet e tij, hap pas hapi, shkojnë drejt themelimit të një “minirepublike serbe” brenda Kosovës, që sipas tij, do të ishte një bombë e kurdisur.