Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, i kanë mbijetuar një aksidenti të rëndë në qarkun Stade të Gjermanisë, ku një trung peme ka depërtuar në kabinën e veturës.

 

Sipas policisë, 24-vjeçari po përshpejtonte me një Audi A5, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Vetura u përplas me një pemë, ndërsa trungu i saj çau pjesën e brendshme të automjetit, shkruajnë mediat gjermane.

Shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri 20-vjeçar u lëndua rëndë.

Të dy u dërguan në spital pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes.

 

Policia dyshon se shoferi mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe i është marrë gjak për analiza. Dëmet materiale në veturë vlerësohen në rreth 20 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts