Një automjet është përfshirë nga zjarri të dielën rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.
Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka intervenuar menjëherë pas raportimit të rastit.
Ekipet kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se ekipet e tyre vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve.




















