Ueb-faqja zyrtare konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes një njoftimi për publikun.
Sipas MINT-it, deri në rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të ueb-faqes, qytetarët mund t’i drejtojnë ankesat dhe kërkesat e tyre përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000.
Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet përmes kanaleve alternative.




















