Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.

Ky vendim vjen pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.

Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej video-incizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit./teve1.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts