Dogana e Kosovës informon udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë.
Dogana në një njoftim u ka rekomanduar qytetarëve të informohen para udhëtimit.
Lexoni të plotë postimin e Doganës:
Sipas këtyre kufijve, udhëtari mund të përfitojë nga lirimi për:
• 200 cigare, ose
• 100 cigarillos, me peshë jo më shumë se 3 gramë secila, ose
• 50 puro, ose
• 50 gramë duhan për tymosje, ose
• Një përzierje proporcionale të këtyre produkteve të ndryshme.
Këto kufij zbatohen për mallrat e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi.
Informohuni përpara udhëtimit dhe respektoni rregullat doganore.





















