KRU Gjakova, ka konfirmuar se ka pranuar procesverbalin nga ana e Inspektorati të Ministrisë së Mjedisit, nga inspektimi në restorantin ‘‘Liqenin e Radoniqit’’.

Në njoftim, thuhet edhe se, të hënën pritet të nxirret aktvendimi përkatës lidhur me këtë, i cili po ashtu, do i dërgohet KRU Gjakovës.Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë lidhur me temën për objektin e KRU “Gjakova” dhe inspektimin e Ministrisë.

Ju njoftojmë se më datë 21.08.2026, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor ka zhvilluar inspektim lidhur me objektin në pronësi të K.R.U. “Gjakova” Sh.A., i cili ndodhet në zonën e II-të mbrojtëse.Pas përfundimit të inspektimit është hartuar Procesverbali mbi inspektimin, të cilin e kemi pranuar dhe e kemi dërguar te Operatori, sipas sugjerimeve të Inspektoratit të Mjedisit. Gjithashtu, nga Operatori është konfirmuar pranimi i njoftimit.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, më datë 24.08.2026 pritet të nxirret dhe t’i dërgohet K.R.U. “Gjakova” Sh.A. aktvendimi përkatës, bazuar në konstatimet e evidentuara gjatë inspektimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts