Një zjarr ka shpërthyer sot në një zonë fushore në Kolovicë, në hyrje të Butovcit.

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për se ekipet kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Kolovicë, në hyrje të Butovcit, zjarr fushor. Gjithçka është në kontroll, e kanë lokalizu që mos me mujt me u përhapë ma shumë”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, situata është nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts