Në policinë e Shkodrës ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka 2 viktima dhe 1 të plagosur.
Paraprakisht, dyshoeht se viktimat janë babë e bir, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Pas marrjes së njoftimit, policia dhe FNSH janë nisur drejt zonës.
Largësia prej mbi 4 orësh me Shkodrën dhe mungesa valëve telefonike veshtirëson komunikimin.
Viktimat dyshohet se janë janë A.P 48 vjeç dhe djali i tij K.P 21 vjeç.
Policia dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit.Në vijim priten detaje të reja për ngjarjen./Vizion+




















