Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në hyrje dhe dalje, shumica e pikave kanë pritje prej 3 deri në 5 minuta.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku në hyrje pritjet janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 15–20 minuta. Në Jarinjë, në dalje pritjet janë po ashtu 15–20 minuta.
Në Merdarë, pritjet në hyrje janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 10–15 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht 1–5 minuta.
Sa i përket kolonave, në Dheu të Bardhë janë raportuar rreth 100 metra në dalje, ndërsa në Jarinjë rreth 150 metra. Në Merdarë kolona në dalje është rreth 100 metra.
Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e paraqitura janë kryesisht 3–5 minuta, pa kolona të raportuara.




















