Ka nisur rikonstruktimi i një segmenti të rrugës lokale Lame–Kllokoq në Komunën e Novobërdës, në gjatësi prej 3.4 kilometrash.

Vlera e investimit për këtë projekt është rreth 688 mijë euro, ndërsa punimet aktualisht janë duke avancuar.

Sipas projektit, asfaltimi i rrugës pritet të nisë gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu, do të vendoset sinjalizimi horizontal dhe vertikal, me synim rritjen e sigurisë për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore në komuna të ndryshme të vendit.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts