PDK mban sërish aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë, ora 07:30)
Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë. (Termocentrali Kosova A dhe Termocentrali Kosova B, ora 08:00)
Nis rigjykimi ndaj Glauk Konjufcës lidhur me rastin e gazit lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)
Aleanca dorëzon kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. Pas dorëzimit të kallëzimit penal, do të ketë deklarim për media.(Prokuroria Speciale, ora 09:30)
Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton rezultatet e auditimit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF-in në Kosovë, lanson analizën “From Digital Access to Digital Competence: A Comprehensive Analysis of Digital Competence Integration in Kosovo’s Pre-University System”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)
Organizohet ceremonia solemne e ndarjes së çmimit të tij më të lartë, “Doctor Honoris Causa” për ish-kongresistin amerikan Joseph. J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley C. DioGuardi. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:30)
PDK me deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Platforma “Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” në qytetin e Vushtrrisë. (Sheshi i qytetit, Vushtrri, ora 20:00)




















