Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar kalimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga partia Guxo, në atë të LDK-së.
Me një gjuhë të ‘ashpër’, Haxhiu largimin e Kica-Xhelilit e quajti tradhti, shkruan Insajderi.
Sipas saj, besimin që qytetarët ia kanë dhënë deputetes Xhelili konsiderohet i pavlerë, në zgjedhjet e ardhshme do të ndëshkohet.
“Veprimet e tilla janë tradhti ndaj qytetarëve prandaj nuk vlerësohen. Qytetarët kanë treguar në të kaluarën që kur ka lëvizje të tilla nuk kanë mirëkuptim fare, në zgjedhjet e ardhshme të ndëshkojnë. Kështu tregon historia jo e largët e jona”, tha Haxhiu në ATV.
“Unë vazhdimisht kam thënë se kalimi në këtë mënyrë, sidomos pas mbështetjes së madhe popullore që kemi pasur, është goditje për qytetarët sepse kësisoj besimi që ja kanë dhënë qytetare konsiderohet i pavlerë”, shtoi Haxhiu.