
Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera gjatë punimeve në një rrugë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë hasur fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Njësitë përkatëse kanë “bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta, pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh.















