Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ngjallur kureshtje te ndjekësit me një postim të fundit, ku tregon se është e ftuar në një mbrëmje të veçantë në Romë.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Dafina ka ndarë një letër mirëseardhjeje nga Six Senses Rome, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Ready to celebrate Kida – Nusja jonë e bukur!” 🥂
Ky detaj ka bërë që vëmendja të rikthehet te martesa e shumëpritur e këngëtares Kida, ndërsa prania e Dafinës si e ftuar lë të kuptohet se ceremonia është shumë pranë.
Megjithatë, data e saktë e martesës nuk është bërë e ditur publikisht nga Dafina në këtë postim, duke e lënë ende mister momentin kur Kida do të kurorëzojë dashurinë e saj. 💍✨
















