Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se kandidatura e Bekim Sejdiut për President të vendit “nuk është e panjohur”.

“Nuk është diçka e panjohur. Është folë gjatë gjithë javës”, tha ajo, e pyetur nga Indeksonline se si e pa këtë propozim.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u dakorduan sot që ish-ambasadori Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të vendit.

PDK-ja ka vendosur të mbetet në opozitë, duke mos u përfshirë në negocitatat për Presidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts