
Autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve në përmbytjet që goditën Nepalin dhe Kinën ka tejkaluar një mijë.
Në të njëjtën kohë, ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat që kanë mbetur të izoluara për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Nepalit, në atë vend janë konfirmuar 987 vdekje, dhe po kërkohen edhe 3,916 persona të tjerë, përfshirë 583 shtetas të huaj.
Autoritetet kineze raportuan 16 vdekje pardje, shkruan AP.
Të paktën 11,814 persona janë shpëtuar deri më tani. Kërkimet janë përqendruar në gjetjen e rreth 900 punëtorëve të zhdukur në 12 vende ndërtimi të hidrocentraleve. Rreth 500 prej tyre janë bllokuar në tunele dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen t’u sigurojnë atyre ujë të freskët dhe ajër.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjeve, autoritetet në distriktin Chitwan në Nepalin qendror kanë filluar varrimet e përkohshme të trupave të paidentifikuar.




















