Bekim Sejdiu është kandidati i propozuar për president, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Por se a do t’i ketë votat e mjaftueshme që të zgjidhet president, nuk ka qenë shumë optimist analisti, Lulzim Veliu.
“Unë uroj që të jetë ajo figurë që t’i bashkojë dhe të jetë unifikuese, ashtu siç ishte përcaktuar edhe me Kushtetutë, mirëpo unë kam dyshimet e mia se edhe deri tek zgjedhja e tij do të kemi probleme në mungesë të numrave”, tha ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Por, se Sejdiu do të jetë president, u shpreh i bindur analisti Ardian Gaxherri.
“Fatbardhësisht u emërua, por 90% po dihet që ky emër do të jetë president”, tha ai.
Me zhvillimet e fundit politike, u revoltua analistja tjetër, Doruntina Meha.
Sipas saj, çdo lëvizje politike ka qenë antikushtetuese, duke vlerësuar se vendi më mirë është që të shkojë në zgjedhje.




















