Ka ndërruar jetë viktima e cila më 5 gusht ishte goditur nga një veturë në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në repartin intensiv të Spitalit të Vushtrrisë, ku më 2 shtator ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Vushtrri, 05.08.2026 – 22:25. Më 02.09.2026, në Spitalin e Vushtrrisë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në repartin intensiv pasi ishte goditur nga një veturë më 05.08.2026. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.




















