Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, është intervistuar pasditen e sotme nga Policia e Kosovës, pas përplasjes me Jozefin Markun.

Intervistimi i Kuçit është bërë në kuadër të rastit për të cilin Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprime gjatë ditës së sotme.

Prokurori kujdestar, me vetiniciativë, ka hapur rast penal ndaj Jozefin Markut, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti lidhet me përplasjen mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, e cila ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts